Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku do të lansojë veçori të reja që përfshijnë audio

Facebook ka njoftuar se do të lëshojë një seri veçorish në muajt e ardhshëm të cilat përfshijnë edhe zërin.

Kjo përfshinë dhomat e drejtpërdrejta të audios, versioni i aplikacionit të njohur Clubhouse që i lejon njerëzit të dëgjojnë dhe të marrin pjesë në biseda të drejtpërdrejta.

Rrjetet të cilat janë vetëm me audio janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara gjatë pandemisë.

Facebook gjithashtu do të nisë një veçori të re, Soundbites, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë klipe të shkurtër audio.

Tipari do të lansohet në muajt e ardhshëm, fillimisht me një numër të vogël krijuesish.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të fitojnë para në Dhomat e drejtpërdrejta audio ose me Soundbites, megjithëse është e paqartë nëse kjo do të jetë në dispozicion për këdo ose vetëm e rezervuar për krijuesit me pjesë të mëdha muzikore.

Edhe Clubhouse rrit konkurrencën në tregun digjital Tech Clubhouse rrit konkurrencën në tregun digjital

Facebook gjithashtu do t'u lejojë përdoruesve të dëgjojnë podcast direkt nga aplikacioni Facebook.

Shefi i Facebook Mark Zuckerberg e bëri njoftimin derisa fliste me reporterin Kejsi Newton të hënën.

Është ende e paqartë sesi Facebooku e ka në plan të moderojë kanalet me zë.