Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebook po punon në asistentin zanor AI

Në të ardhmen, Facebooku do të mund ta prezantojë asistentin e vet zanor në stilin e rivalëve Siri apo Alexa.

Sipas CNBC-së, rrjeti social e ka angazhuar një ekip për realitet të zgjeruar dhe virtual, të udhëhequr nga Ira Snyder, dhe i cili AI-në e sipër përmendur zanor po e zhvillon që nga viti 2018, raporton Engadget.

Ekipi tashmë ka filluar t’i kontaktojë vendorët e vegjël të altoparlantëve të mençur për t’i filluar partneritetet që do të çojnë në prodhimin e pajisjeve të cilat do t’i menaxhojë asistenti i ri. Bazuar në deklaratat e burimit, Facebook po e krijon asistentin fillimisht për kokoren e vet Oculus, ekranin e mençur Portal dhe pajisjet e ardhshme AR/VR, transmeton KTV.

Facebooku ka përvojë të mëhershme me zhvillimin e asistentëve AI, por jo atyre që do të mund të konkurronin në treg me asistentët Alexa ose Siri. Asistenti M për Messenger u lansua në vitin 2015, dhe u shua një vit më vonë. Përdoruesit gjithashtu mund të lansojnë komanda për ekranin e mençur të Facebookut nëpërmjet komandës "Hey Portal", por pajisja ende e kërkon ndihmën e Alexa për detyrat më komplekse.