Tech

Facebooku jep detaje të planit të vet për të ardhmen digjitale

Gjiganti teknologjik, Facebook, të enjten ka lansuar një test të aplikacionit të punës në distancë, në një realitet virtual, ku përdoruesit e pajisjeve “Oculus Quest 2” mund të mblidhen bashkë si versione avatare.

Testi i aplikacionit “Horizon Workrooms” vjen pasi shumë kompani nisën të punonin nga shtëpia për shkak të pamundësisë që të dilnin në vendet e punës si rrjedhojë e pandemisë Covid-19.

Facebooku po e sheh lansimin e fundit si hap fillestar të ndërtimit të “metaverses”, të cilën e ka paralajmëruar qe disa javë.

Rrjeti më i madh social ka investuar shumë në realitetin virtual dhe atë të shtuar, duke zhvilluar pajisje të caktuara, duke punuar në syza të veçanta e teknologji të rripave të dorës.

Dominimin në këtë hapësirë, Facebooku mendon ta shfrytëzojë që të jetë platforma e së ardhmes, ku përdoruesit do të varen më pak në pajisje të tjera.

Termi “metaverse” përdoret për të shpjeguar platformat e përbashkëta ku takohen bota fizike me atë digjitale.