Në periudhën mes muajin prill dhe shtator të këtij viti, rrjeti më i madh social Facebook ka fshirë rreth 1.5 miliard llogari të rrejshme si dhe ka fshirë rreth 2.1 miliardë ‘spam’.
Facebooku ka zbuluar këto shifra në Raportin e Standardeve të Komunitetit, transmeton Koha.net. Raporti tregon se si Facebooku është marrë me çështjet si lakuriqësia, gjuha e urrejtjes, propagandat terroriste, përmbajtjet grafike të dhunës dhe llogaritë e rrejshme.
Sipas Facebookut, shumë llogari të rrejshme janë rezultati i drejtpërdrejtë i sulmeve kibernetike.
Rrjeti më i madh në botë social është bërë më i mirë në identifikimin dhe parandalimin e përmbajtjeve të dhunës madje më përpara se njerëzit në këtë rrjet kur i kanë parë dhe i kanë raportuar. Sipas raportit të Facebookut, 95.9 për qind e përmbajtjeve të dhunës janë fshirë para se të raportoheshin.
Gjithashtu, Facebooku është nën shqyrtimin e vazhdueshëm në lidhje me propagandën e ashtuquajtur ‘lajmet e rreme’.
-
Facebooku, për 5 muaj fshin mbi 3 miliardë llogari të rreme
-
Facebook ka fshirë 3 miliardë llogari të rreme
-
Për tre muaj Facebooku fshiu 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit
-
Facebook ka larguar më shumë se 2 miliardë llogari te rreme gjatë tremujorit të parë
-
Facebooku shkel privatësinë, mbledh ilegalisht 1.5 mln kontakte emaili