Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Evropa nuk ka më rezerva të adresave IPv4

RIPE Network Coordination Centre - organizata jofitimprurëse përgjegjëse për ndarjen dhe regjistrimin e IP adresave në 76 vende në Evropë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë Qendrore, ka njoftuar se e ka ridrejtuar bllokun e fundit të adresave të veta IPv4, raporton TechRadar.

Adresat IPv4 janë numra 32-bitësh të përdorur për t’i identifikuar pajisjet unike në internet, megjithëse globalisht ekzistojnë vetëm rreth 4.3 miliardë nga këto adresa IPv4.

Me njoftimin se i kanë mbaruar rezervat e këtyre adresave, RIPE NCC u bën presion operatorëve të rrjetit, por gjithashtu ngre shqetësime për shkallën e rritjes së internetit skalabil. Për fat të mirë, organizata jofitimprurëse do ta marrë çdo adresë IPv4 që i kthehet, dhe ato do të ndahen bazuar në listën e pritjes, shkruan KOHA Ditore. Pritet që kjo t’i nënkuptojë vetëm disa qindra mijëra adresa në vit, gjë që nuk do t’i përmbushë miliona kërkesa të nevojshme për adresat në këtë moment.

IPv6, që është pasardhës i standardit IPv4, nuk është ende i përhapur dhe pjesa më e madhe e internetit të sotëm vazhdon të punojë nën rrjetin e vjetër IPv4. Mungesa e adresave IPv4 do të shkaktojë pasoja të mëdha pasi që operatorët e rrjetit do të duhej të përdornin zgjidhje komplekse dhe të shtrenjta ose ta përqafojnë IPv6 për t’i përmbushur kërkesat e përdoruesve.