Darmstadt, 10 dhjetor - Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) po planifikon një mision të përbashkët me një shoqëri tregtare, për pastrimin e mbeturinave nga misionet hapësinore, deklaruan ministrat përkatës të vendeve të përfshira.
Misioni i parë i këtij lloji do të nisë në vitin 2025, nën emrin “ClearSpace 1”.
Buxheti për këtë projekt është rreth 120 milionë euro.
Përgatitja do të fillojë në muajin mars. Qëllimi është dërgimi i një pajisjeje në hapësirë për të kapur një pjesë të një rakete të vjetër të ESA-s dhe për ta sjellë atë në një orbitë të ulët, me qëllim që të digjet në atmosferë/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
NASA ofron 3 milionë dollarë kush i riciklon jashtëqitjet e astronautëve në hapësirë
-
Kina synon të bëjë në hapësirë atë që nuk e ka bërë asnjë shtet tjetër
-
SHBA-ja e gjobit një kompani për mbeturina në hapësirë
-
Niset anija kozmike për kërkim të alienëve
-
Misioni jetësor drejt planetit Mars – Çka po parashikon NASA për 2023-n