Tech

Epokës së ndarjes së fjalëkalimeve në Netflix po i vjen fundi

Epoka e ndarjes së fjalëkalimeve për Netflixin është gati të përfundojë. Platforma e transmetimit planifikon një aplikim “më të gjerë” të rregullave të ndarjes së fjalëkalimeve deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2023, pas testimit në Peru, Kili dhe Kosta Rika, njoftoi kompania në raportin e saj të fitimeve, shkruan Bloomberg.

Netflixi ka shtuar përpjekjet për t'i bërë shikuesit që shikojnë përmbajtjen falas duke përdorur fjalëkalimet e njerëzve të tjerë të paguajnë në fillim të këtij viti, dhe më parë njoftoi se do të fillonte të tarifonte për ndarjen e fjalëkalimeve, duke prezantuar një sistem që shton tarifa për nënllogaritë “anëtarë shtesë” kur njerëzit përdorin të njëjtën llogari e nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.

“Ndërsa kushtet tona të shërbimit kufizojnë përdorimin e Netflixin në një familje të vetme, ne e kuptojmë se ky është një ndryshim për anëtarët që ndajnë llogarinë e tyre më gjerësisht. Ndërsa ne hapim ndarjen me pagesë, anëtarët në shumë vende do të kenë gjithashtu opsioni për të paguar ekstra nëse duan ta ndajnë Netflixin me njerëz me të cilët nuk jetojnë në të njëjtën çati”, thuhet në njoftim.

Pas lansimit të programit të tarifimit për ndarjen e fjalëkalimeve, Netflixi thotë se pret disa reagime të këqija në çdo treg, por se përfitimet afatgjata të njerëzve që paguajnë fatura shtesë do të rezultojnë në “të ardhura të përgjithshme më të mir”. Ndërsa ata nuk dhanë informacion të detajuar mbi çmimin ose një datë specifike, ata sugjeruan se mund të hyjnë në fuqi në prill.

Netflix tashmë ka testuar mënyra të ndryshme për të goditur ndarjen e fjalëkalimeve në Amerikën e Jugut dhe ka filluar t'u kërkojë përdoruesve në Kili, Kosta Rika dhe Peru të paguajnë një nën-llogari shtesë nëse transmetuesi zbulon se dikush që përdor llogarinë jeton jashtë shtëpisë së tyre. Në maj, një raport sugjeroi se ky test kundër ndarjes së fjalëkalimeve nuk po shkonte mirë.

Kompania nuk specifikoi çmimet për këto tarifa të reja kur konfirmoi planet në tetor. Megjithatë, duke qenë se ky ndryshim tashmë është testuar në Kili, Kosta Rika dhe Peru, në këto vende tarifa ishte mesatarisht rreth një e katërta e çmimit të planit standard.