Kompania amerikane e njohur për prodhimin e baterive Energizer, është rikthyer në tregun e smartfonëve duke prezantuar 2 të tillë me sistem operativ Android Oreo.
Këta smartfonë janë shumë të lirë por kanë shumë tipare të avancuara e kryesori i tyre është bateria gjigante 4,000mAh, transmeton koha.net.
Energizer Power Max P490S e ai P490 janë smartfonë që edhe harxhojnë pak resurse falë ekranit 4.95 inç me rezolucion bazik 480 x 960px.
P490S vjen me Android 8.1 Oreo me çip MediaTek MT7639WA quad-core Cortex-A53 CPU, 2GB RAM e 16 GB hapësirë në memorie e cila mund të rritet me kartelë të jashtme microSD deri në 32GB.
Që të dy këta smartfonë kanë nga dy kamera me flash LED nga para e dy nga pas.
Smartfonët po ashtu kanë port për dy kartela SIM por vetëm P490S përkrah lidhjen LTE e ai P490 vetëm 3G.
Edhe
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
Ende nuk është zbuluar çmimi i tyre e as data e lansimit.
{gallery}