Tableti Samsung Galaxy Tab Active Pro, me shifrat të modelit SM-T540, SM-T545 dhe SM-T547, është shfaqur në certifikimin Bluetooth SIG i cili e konfirmon emrin e pajisjes, raporton nashvillechatterclass.
Kohët e fundit, i njëjti model e mori certifikimin Wi-Fi Alliance ndërsa bëhet fjalë për variantin "Pro" të tabletit, gjë që e konfirmon edhe listingu i ri. Fusha për emrin e produktit e cekë "Galaxy Tab Active Pro" në secilën prej shenjave të modelit të sipërpërmendur.
SM-T540 është varianti që ofron vetëm mbështetje Wi-Fi, ndërsa SM-T545 është varianti LTE. Versionet SM-T547/T547U do të duhej të jenë versionet e zhbllokuara të tabletit, shkruan KOHA Ditore. Samsungu në vitin 2017 e publikoi Galaxy Tab Active 2 (në foto), i cili e kishte një ekran 8 inçësh. Shenja "Pro" në modelin e ardhshëm sugjeron që ekrani mund të jetë 10.1 inçësh në tabletin e ri.
Disa muaj më parë, i njëjti tablet u shfaq edhe në Geekbench, që sugjeron që Galaxy Tab Active Pro do të ketë çipset Snapdragon 710 (ose SD712) dhe 4 GB RAM. Pritet gjithashtu një bateri prej 7600mAh.
Mbetet për t’u parë nëse Samsung Galaxy Tab Active Pro 10.1 (2019) do të prezantohet së bashku me një nga telefonat e ardhshëm të kompanisë së Koresë së Jugut apo veçmas.
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?