Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musku nën hetime federale

Elon Musku është duke u hetuar nga autoritetet federale për sjelljen e tij në marrëveshjen e blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Twitter Inc, tha kompania e mediave sociale në një dosje gjyqësore të lëshuar të enjten.

Ndërsa dosja thoshte se ai ishte nën hetime, nuk thoshte se cili ishte fokusi i saktë i hetimeve dhe cilat autoritete federale po i kryejnë ato, raportoi Reuters të premten.

Twitter, i cili paditi Muskun në korrik për ta detyruar atë të mbyllte marrëveshjen, tha se avokatët e tij kanë pretenduar "privilegj hetimor" kur refuzonin të dorëzonin dokumentet që kishte kërkuar.

Në fund të shtatorit, avokatët e Muskut kishin siguruar një "regjistër privilegjesh" që identifikonte dokumentet që duheshin mbajtur, tha Twitter. Regjistri i referohej drafteve të një emaili të datës 13 maj drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të SHBA (SEC) dhe një prezantimi në Komisionin Federal të Tregtisë (FTC).

"Kjo loja e ‘fsheh topin’ duhet të përfundojë”, tha kompania në dosjen gjyqësore.

Deklarata gjyqësore, e cila kërkoi nga gjyqtarja e Delaware, Kathaleen McCormick të urdhëronte avokatët e Muskut që të siguronin dokumentet, u bë më 6 tetor - në të njëjtën ditë që McCormick ndërpreu proceset gjyqësore midis dy palëve pasi Musku ndryshoi kursin dhe tha se do të vazhdonte me marrëveshjen.