Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Dr. Roboti: a mund ta marrin përsipër kompjuterët mjekësinë?

Ashtu si të gjitha mrekullitë e përditshme të teknologjisë, sa më gjatë që e shikoni një robot duke e kryer një operacion në një qenie njerëzore, aq më shumë fillon të duket si një mrekulli e pashmangshme natyrore.

Më herët këtë muaj isha në një teatër operativ në Spitalin e Kolegjit Universitar në qendër të Londrës duke e shikuar se si një mashkulli 59-vjeçar nga Potters Bar po i menjanohej gjëndra kanceroze e prostatës së tij me katër krahë metalike të një makine amerikane, një paraqitje kjo e shkurtër për të ardhmen e shumicës së procedurave kirurgjikale.

Roboti kontrollohej nga Greg Shaw, një urolog konsulent dhe kirurg i cili qëndronte në cepin e largët të dhomës me kokën e tij nën kofanon e zezë të një monitori 3D, si një fotograf martesash i kohës Viktoriane. Shaw po i drejtonte krahët e veglës së telekomanduar kirurgjikale me një përzierje fluide të kontrolluesit dhe presionit këmbë-pedale dhe udhëzimit të përforcuar te ekipit të tij teatral që qëndronte pranë pacientit.

Kirurgu 43 vjeçar, i ka kryer 500 procedura të tilla, të cilat janë veçanërisht të dobishme për operimin e legenit; operime në të cilat ai thotë se përndryshe "duhet të shikoni në një vrimë të thellë, të errët me një elektrik dore"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm