Një kirurg në Itali është nën hetim nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë për amputimin e gabuar të organit gjenital të një pacienti pasi e diagnostikoi gabimisht me tumor në vitin 2018, shkruan Metro angleze.
Mjeku 30-vjeçar kreu operacionin për heqjen e “tumorit” një muaj pasi e diagnostikoi burrin rreth të 60-ave.
Raportet thonë se operacioni për amputimin e organit gjenital shkoi pa probleme, derisa analizat e mëvonshme zbuluan se nuk kishte asnjë arsye që kjo të kishte ndodhur.
Tani, burri po kërkon dëmshpërblim nga kirurgu për shkak të amputimit, që ndodhi në spitalin San Donati në Arezzo më 13 nëntor 2018.
Seanca gjyqësore paraprake është planifikuar për në 9 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjeku italian përballet me drejtësinë pasi e operoi macen në spitalin ku punonte
-
Kirurgut iu bart kanceri nga pacienti në një rast të paprecedent
-
Icardi këput ligamentin
-
Njerëzit tërhiqen nga dhurimi i organeve pas raportimit të burrit që gabimisht e shpallën të vdekur
-
Doktori britanik i bëri botox falas pacientes në këmbim të marrëdhënies seksuale me të