Një mjek italian është duke u hetuar pasi i bëri maces së tij skanim me rreze X në një spital në Aosta para se ta bënte operacion.
Gianluca Fanelli e çoi macen e quajtur Athena në spitalin “Umberto Parini”, ku ai është menaxher i njësisë së radiologjisë, pasi ajo ra nga çatia.
“Ajo ishte mes jetës dhe vdekjes. E dija se mund ta shpëtoja me një intervenim të shpejtë”, ka thënë ai.
Macja mbijetoi, por autoriteti lokal për shëndetësi ndërmori hetim mbi incidentin dhe e referoi rastin te prokurorët në Aosta, të cilët thanë se Fanelli mund të përballet me akuza për shpenzim të parasë publike dhe privim të pacientëve nga shërbimet esenciale, raportoi The Guardian.
Artikuj të ngjashëm
-
Maignan dërgohet në spital pas lëndimit të rëndë
-
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
-
“Gjykimi i fundit” i Michelangelos rifreskohet për një kapitull të ri
-
20-vjeçari shqiptar nxirret i vdekur nga deti pasi e la nënën në koma
-
Tha se është i sëmurë për ta shmangur burgun, kapet në meç boksi