Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Gjykimi i fundit” i Michelangelos rifreskohet për një kapitull të ri

Michelangelo - Gjykimi i fundit

Vepra e mjeshtrit të madh po i nënshtrohet një “trajtimi rifreskues”, ndërsa restauruesit po heqin një shtresë të bardhë, pluhurore kripe (Foto: Associated Press)

Afresku i Michelangelos në Vatikan, “Gjykimi i fundit”, po restaurohet, ndërsa po i hiqet një shtresë e bardhë, pluhurore kripe që është grumbulluar mbi mur, që nga restaurimi i fundit i madh, tri dekada më parë. Mjeshtri i Renesancës e pikturoi tavanin e famshëm, përfshirë “Krijimin e Adamit” që paraqet dorën e shtrirë të Zotit, midis viteve 1508 dhe 1512, dhe më pas u rikthye për të pikturuar “Gjykimin e fundit” në murin pas altarit

Kripa nga djersa e miliona vizitorëve ka mbuluar afreskun e Michelangelos, “Gjykimi i fundit”, me një shtresë të bardhë, të cilën Vatikani ka vendosur se është koha ta largojë. Vepra e mjeshtrit të madh po i nënshtrohet një “trajtimi rifreskues”, ndërsa restauruesit po heqin një shtresë të bardhë, pluhurore kripe që është grumbulluar mbi afreskun që nga restaurimi i fundit i madh, tri dekada më parë.
Të shtunën, Vatikani u ofroi mediave një pamje paraprake të operacionit të pastrimit, i cili po zhvillohet mbi një skelë nga dyshemeja në tavan, që ka mbuluar afreskun madhështor të parajsës dhe të ferrit, e që dominon murin ballor të kapelës.

Operacioni i pastrimit pritet të përfundojë deri në Pashkë. Publiku mund të vazhdojë ta vizitojë, por do të duhet të kënaqet me një riprodhim të veprës “Gjykimi i fundit”, të vendosur mbi një ekran që mbulon skelën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët e Muzeve të Vatikanit e përshkruan një proces të thjeshtë, por të rëndësishëm pastrimi për të hequr shtresën e bardhë të kripës që është grumbulluar mbi afresk falë afro 25 mijë personave që kalojnë çdo ditë nëpër Muzetë e Vatikanit.

“Kjo kripë krijohet sepse, mbi të gjitha, kur djersijmë, lëshojmë acid laktik dhe fatkeqësisht acidi laktik reagon me karbonatin e kalciumit që gjendet në mur”, ka thënë Fabio Moresi, përgjegjës i ekipit të kërkimit shkencor në Muzetë e Vatikanit, i cili po mbikëqyr pastrimin. Ndryshimet klimatike gjithashtu luajnë një rol, pasi vizitorët që vijnë priren të djersijnë më shumë, duke krijuar edhe më shumë lagështi, shtoi ai.

E parë nga afër, ndryshimi para dhe pas është i jashtëzakonshëm: pjesët e afreskut që nuk janë pastruar duken sikur janë të mbuluara me një pluhur të bardhë, ndërsa pjesët e pastruara shfaqin ngjyrat e gjalla dhe detajet e afreskut origjinal (Foto: Associated Press)

Historiania italiane e artit, e cila nga viti 2016 shërben si drejtoreshë e Muzeve të Vatikanit, Barbara Jatta, e përshkroi shtresën si një “katarakt” që hiqet relativisht lehtë: restauruesit zhysin fletë japoneze orizi në ujë të distiluar dhe i aplikojnë mbi afresk, pastaj fshijnë me kujdes shtresën e kripës.

E parë nga afër, ndryshimi para dhe pas është i jashtëzakonshëm: pjesët e afreskut që nuk janë pastruar duken sikur janë të mbuluara me një pluhur të bardhë, ndërsa pjesët e pastruara shfaqin ngjyrat e gjalla dhe detajet e afreskut origjinal.

Kapela Sistine mban emrin e Papës Sixtus IV, një dashamirës i artit që mbikëqyri ndërtimin e kapelës kryesore papnore në shekullin VI. Por ishte një papë i mëvonshëm, Papa Julius II, ai që porositi veprat e Michelangelos.

Mjeshtri i Renesancës e pikturoi tavanin e famshëm, përfshirë “Krijimin e Adamit” që paraqet dorën e shtrirë të Zotit, midis viteve 1508 dhe 1512, dhe më pas u rikthye për të pikturuar “Gjykimin e fundit” në murin pas altarit.