Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Doreza robotike i vë në lëvizje duart e paralizuara

Nëse dikujt i mungon dora, një shtojcë protetike mund ta ndihmojë atë t’i kryejë detyrat themelore ditore.

Megjithatë, çfarë nëse i kanë ende të dy duart, por njëra prej tyre është e paralizuar? Atëherë këtu në “lojë” hyn NeoMano.

I dizajnuar nga startup kompania koreane Neofect, sistemi NeoMano përbëhet nga tri pjesë.

Para së gjithash, është doreza e pjesshme e motorizuar, e cila e mbulon gishtin e madh dhe dy gishtat e parë të dorës së afektuar, transmeton Koha Ditore.

Ajo është e lidhur me tela për një pako energjie, e cila nga ana tjetër është e lidhur në një rrip të rregullueshëm që vendoset në parakrah.

Në fund, është njësia e telekomandës me Bluetooth – ajo mund të mbahet në dorën tjetër, të vendoset në një sipërfaqe siç është tavolina, ose të montohet në krah duke e përdorur një rrip tjetër.

Kur përdoruesit dëshirojnë ta kapin një objekt, ata thjesht e shtypin butonin "Grip" në telekomandë. Me këtë rast aktivizohet motori i dorezës, i cili është i lidhur për dy tela që kalojnë përgjatë pjesës së poshtme të gishtërinjve të dorezës.

Kjo aplikon tension të poshtëm në gishta, duke i mbyllur ato rreth objektit të synuar. Sa më gjatë që shtypet butoni, aq më e fortë bëhet kapja. Një shtypje pasuese e butonit Release në telekomandë i liron telat, kur është koha për ta lëshuar objektin....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm