Një vajzë tetëvjeçare është lumturuar pasi është bërë personi më i ri në botë të cilit i janë vendosur këmbët robotike, raporton “The Sun”.
Harmonie-Rose Allen kishte humbur dy duart dhe i ishin amputuar këmbët deri sipër gjurit, pasi që ishte prekur nga meningjiti kur ishte vetëm 10-muajshe.
Kur mbushi 3 vjet asaj i ishin vendosur proteza, por të cilat i kufizonin lëvizjen.
Por, Harmonie-Rose, tash mund të ecë, ulet dhe të ngrihet pa pasur nevojë për ndihmë, fal mikroprocesorëve në gjunjët e saj.
Ato përmbajnë sensorë bionikë, duke hapur një botë të re të mundësive.
Harmonie-Rose, që po ashtu kishte humbur një pjesë të hundës shkaku i meningjitit, ka thënë: “I adhuroj këmbët e mia të reja”.
Edhe
Humbi krahun në një aksident, i zëvendësohet me një bionik që funksionon me AI
“Nga një deri në dhjetë, definitivisht do të thosha dhjetë. Kur shkova në shkollë dhe pas shoqërinë time, të gjithë ishin të magjepsur”, thotë Harmonie-Rose.
Proteza po ashtu ka shasinë nga fibra-karboni dhe po ashtu ka fibra karboni te pjesa e shputës.