Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Humbi krahun në një aksident, i zëvendësohet me një bionik që funksionon me AI

Sara de Lagarde i është vendosur një krah bionik që funksionon me inteligjencë artificiale. Vlera e krahut bionik është rreth 250 mijë funte. Ajo është bërë personi i parë në botë që operon një krah të tillë bionik

U deshën rreth 15 minuta që dikush t’i dëgjonte britmat e saj dhe të thërriste shërbimet e urgjencës, të cilët e dërguan në spital. Më pas ajo u dërgua në një njësi specialiste ku krahu dhe këmba e saj u amputuan.

Sara de Lagarde, e cila e ka përshkruar veten si 80 për qind njerëzore dhe 20 për qind robot, së shpejti do të përdorë një krah të ri bionik, që kushton 250 mijë funte, raporton “The Times”.

Ajo thotë se krahu mund t’ia kthejë një pjesë të jetës.

Si krahu i djathtë, ashtu edhe këmba e saj u shtypën kur treni e goditi atë ndërsa largohej nga stacioni High Barnet. Ajo pastaj u shtyp përsëri nga një tren tjetër duke u tërhequr zvarrë, e duke ia përkeqësuar më tej plagët e saj.

Ajo është personi i parë në botë që operon një krah të ri bionik që funksionon me ndihmën e inteligjencës artificiale, e që mund të marrë urdhrat nga truri.

Edhe Tetëvjeçares nga Britania i vendosen gjunjët robotikë, bëhet personi më i ri me proteza të tilla Botë Tetëvjeçares nga Britania i vendosen gjunjët robotikë, bëhet personi më i ri me proteza të tilla

Nëna e dy fëmijëve pretendon se krahu bionik, i cili përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale, përmban softuere që do të “mësojnë se cilat lëvizje i bën më shpesh” dhe me kalimin e kohës ia lehtësojnë që t’i bëjë ato lëvizje.

De Lagarde ka thënë për “The Times” se truri i saj do t’i japë komandën krahut.

“Proteza do të lidhet me krahun tim të sipërm dhe do të ketë sensorë që zbulojnë dridhjet e muskujve të mi dhe softueri do t'i shndërrojë këto impulse në lëvizje krahu”, shpjegon ajo.

De Lagarde thotë se vajzat e saj janë “shumë të emocionuara” për teknologjinë dhe kanë filluar ta pyesin atë “sa i fuqishëm” është krahu ose “çfarë do të jetë në gjendje të bëjë”.

“Kam parë video ku dora është në gjendje të mbajë një vezë me tre gishta ose të marrë një monedhë nga një tavolinë”, tha Sara.

De Lagarde kohët e fundit filloi trajnimin për dorën bionike, e cila u krijua nga kompania “Covvi” me bazë në Leeds.

Familja filloi mbledhjen e fondeve për pajisjen, pasi mësoi se duar protezë në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë kryesisht për qëllime kozmetike.

Edhe Gruaja keniane që sfidon stigmën për kancerin me proteza gjiri të thurura Botë Gruaja keniane që sfidon stigmën për kancerin me proteza gjiri të thurura

Shkolla e vajzave të saj mbajti një lloj shëtitjeje për të mbledhur para dhe njerëzit nga e gjithë bota premtuan mbështetjen e tyre për Sara de Lagarden.

Ajo i falënderon njerëzit që janë treguar kaq bujarë.

“Edhe njerëzit që dhuruan 2 funte më bën të ndihesha mjaft e emocionuar”, tha Sara.

Vitin e kaluar ajo ishte në rrugën e duhur për të pasur vitin më të mirë të jetës së saj, kështu edhe shkroi në faqen e saj të mbledhjes së fondeve në dhjetor.

“Po kënaqesha me punën time, shkova në aventura në natyrë me fëmijët e mi dhe u ngjita në Kilimanxharo në gusht dhe pastaj rreth një muaj më vonë viti im mori një kthesë të errët. Viti i ardhshëm do të jetë një aventurë krejt e re, me shpresë duke përfshirë gjymtyrë artificiale të reja që funksionojnë mirë! Ju uroj të gjithëve një fund të mrekullueshëm të vitit, të qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur”, tha Sara.

Duke folur tre muaj pas aksidentit, De Lagarde i tha “Good Morning Britain” se pavarësisht se ishte një gjë e tmerrshme ajo që ndodhi, prapë është shumë mirënjohëse që është gjallë.

Edhe Implanti revolucionar ndihmon të verbërit të lexojnë sërish Lifestyle Implanti revolucionar ndihmon të verbërit të lexojnë sërish

“Jeta është kaq e çmuar dhe një aksident i tillë mund t'i kishte ndodhur kujtdo. Kjo është ajo gjë që të bën të kuptosh se sa e pasigurt është jeta jote dhe në vend që të shqetësohesh për gjërat më të vogla në jetë ne duhet të përqendrohemi në gjërat që kanë vërtet rëndësi”, tha Sara.