Edhe dy ditë dhe gjiganti i teknologjisë, Samsung, përfundimisht do të lansojë fabletin më të përfolur deri më tani, Galaxy Note 8.
Konferenca për shtyp është e caktuar që të mbahet më 23 gusht dhe para kësaj ngjarjes, kanë rrjedhur detajet në lidhje me para-porositë, transmeton Koha.net. Detajet për para-porositë i kanë rrjedhur nga Evan Blass, më saktësisht nga llogaria e famshme @evleaks.
Sipas tij, para-porositë në SHBA do të fillojnë një ditë pas lansimit, më 24 gusht, dhe konsumatorët me këtë rast do të marrin si dhuratë kartelën microsSD prej 256 GB plus karikuesit pa tela (Wireless) ose kamerën Samsung Gear 360.
Gjithashtu, sipas @evleaks, fableti i ri i Samsungut do të dalë në shitje më 15 shtator.
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein
-
Kate Moss është në bisedime për një dokumentar me Netflixin