Deri te fillimi i gjeneratës së tretë të telefonave Google Pixel na ndajnë edhe disa muaj, ndërkohë që ka një sasi gjithnjë në rritje të informacionit rreth këtyre pajisjeve.
Llogaria e famshme e Twitterit, @OnLeaks, duke cituar burime të paspecifikuara, sugjeron se modeli më i vogël do të ketë një ekran 5.3-inç pa asnjë prerje (notch) në ekran, ndërsa Pixel 3 XL do të vijë me ekran 6.2-inç me një prerje në ekran.
Gjithashtu, raportimet e mëparshme sugjeruan se modeli Pixel 3 XL do të implementojë kamerën e përparme, transmeton ksp.
Detajet zyrtare priten të arrijnë në tetor, kur Google do t’i prezantojë këto modelet e reja.
{gallery}