Tashmë i dimë disa detaje rreth telefonit më të vogël Pixel 4, ndërsa tani janë shfaqur renderë të rinj të pajisjes. Gjithashtu, ekzistojnë edhe disa renderë të modelit Pixel 4 XL, të cilat na japin një pasqyrë të asaj që telefoni mund ta implementojë, raporton Geeksblog.com.
Mes dy telefonave nuk ka shumë dallime. Modeli standard Pixel 4 paraqet një version më të vogël të modelit Pixel 4 XL dhe nuk ka notch apo hapje për kamerat e përparme. Renderët janë të bazuar në thashethemet dhe informatat e disponueshme që janë shfaqur deri më tani.

Përveç renderëve, informuesi Ice Universe gjithashtu publikoi fotografi të mbrojtjes së ekranit për modelet Pixel 4 dhe 4 XL, shkruan KOHA Ditore. Aty shfaqen tre notche për kamera në anën e majtë - dy për sensorët standardë dhe një për një sensor të avancuar të njohjes së fytyrës.

Thashethemet sugjerojnë se Google më në fund në harduerin e vet do ta implementojë Project Soli. Bëhet fjalë për teknologjinë e bazuar në radar e cila mund t’i regjistrojë lëvizjet dhe gjestikulacionet precize dhe të sakta. Projekti u prezantua për herë të parë në vitin 2015.
-
Shfaqen fotografitë e Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL
-
Google prezanton Pixel 4 dhe Pixel 4 XL me ekrane 90Hz OLED dhe kamera të reja telofoto
-
Zbulohen specifikimet zyrtare të linjës së telefonave Google Pixel 4
-
Pamjet e reja sjellin pasqyrën e qartë se si do të duket Google Pixel 4
-
Google nxjerr smartphone Pixel 4, pa prekje por me sensorë