Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Dërgimi i fajllave të enkriptuar nëpërmjet Firefox Send tani në dispozicion për të gjithë

Mozilla e ka bërë privatësinë e përdoruesit elementin kryesor të browserit Firefox, duke i kritikuar njëkohësisht kompanitë për të cilat beson se nuk po bëjnë mjaftueshëm në fushën e sigurisë. Azhurnimi më i ri për browserin e kompanisë, shërbimi për transferimin end-to-end të fajllave të enkriptuar, përfshihet në këto hapa, thotë Firefox.

Firefox Send u prezantua në vitin 2017 si pjesë e pilot programit Firefox Test, i cili ua mundësoi përdoruesve të hershëm që t’i provojnë funksionet eksperimentale dhe tani edhe është azhurnuar. Ata që kanë llogari në Firefox tani mund të ndajnë fotografi deri në 2.5GB në mes të browserëve të ndryshëm, ndërsa përdoruesit e tjerë janë të kufizuar në fajllat prej 1GB. Po ashtu, në dispozicion është edhe aplikacioni i Android Send në versionin beta.

Ndryshe nga shërbimet Dropbox dhe WeTransfer (të cilat ofrojnë më shumë hapësirë nëse paguani për këtë), Firefox Send e ka vetëm një opsion bazë, i cili është falas. Megjithatë, kjo gjithashtu do të thotë se përdoruesit e avancuar nuk mund të kenë më shumë hapësirë.

Megjithatë, Firefox Send vjen me një varg opsionesh dhe përmirësimesh sigurie që do t’i plotësojnë kërkesat e shumicës së përdoruesve të Firefoxit. Përdoruesit mund të zgjedhin se sa kohë do të zgjasë linku i tyre i fajlave, numri i shkarkimeve të fajlave, dhe nëse doni ta shtoni fjalëkalimin opsional. Pranuesi e përmbajtjes thjesht e marrin linkun për shkarkimin e fajllit pavarësisht nëse kanë llogari në Firefox apo jo.

Artikuj të ngjashëm