Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Dell pritet të heqë dorë nga çipat kinezë deri në vitin 2024

Kompania teknologjike Dell po planifikon të ndalojë përdorimin e çipave të prodhuar në Kinë deri në vitin 2024, raportoi të enjten Reuters.

Kjo kompani u ka thënë furnitorëve që të reduktojnë sasinë e komponentëve të tjerë të prodhuar në Kinë në produktet e saj për shkak të shqetësimeve për tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Prodhuesi i kompjuterave u tha furnitorëve në fund të vitit të kaluar se synon të ulë ndjeshëm sasinë e çipave të prodhuar në Kinë, përfshirë ato të prodhuara në objektet në pronësi të prodhuesve jo-kinezë të çipave.