Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kina i “hakmerret” SHBA-së, ia dëbon "Micronin"

Kina ka dëbuar prodhuesin amerikan të çipeve Micron nga shitja e produkteve të saj te kompanitë kineze të cilat punojnë në projekte kyçe infrastrukturore për shkak të pretendimit të sigurisë kombëtare, shkruan Reuters.

Zhvillimi vjen pothuajse dy muaj pasi autoriteti i sigurisë kibernetike kineze nisi një hetim në fund të muajit mars për të analizuar rreziqet potenciale të sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kina thotë se produktet e prodhuar nga Micron Technology janë kërcënim për sigurinë kombëtare. Është lëvizja e parë madhore kundër një prodhuesi amerikan çipash ndërsa tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit po rriten.

SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë ekonomike dhe teknologjike. Amerika mori disa masa kundër industrisë së çipeve të Pekinit dhe investoi miliarda dollarë për të mbështetur sektorin e çipeve në vend.

Aksionet e Micronit ranë me 5.3 për qind menjëherë pas lajmit. Konsumatorët e Micronit në Kinë janë kryesisht prodhues smartfonësh dhe kompjuterësh personalë.

Kina është një treg kryesor për Micronin e cila gjeneroi 10 për qind të të ardhurave të kompanisë. Më 2022, Micron raportoi 30.7 miliardë dollarë të ardhura ku 3.3 miliardë erdhën nga Kina.

SHBA-ja më herët pati vendosur që ta ndalojë platformën TikTok, e cila ka bazën në Kinë, për zyrtarët e vendit.