CD Project RED ka konfirmuar se loja e ardhshme Cyberpunk 2077 do të ketë mbështetje për multiplayer online, edhe pse ky lajm nuk është ndonjë befasi e madhe, raporton TechPowerUp.
Developeri ka pasur plane për modalitetin multiplayer që nga fazat e hershme të zhvillimit të lojës Cyberpunk 2077 dhe kjo paraqet një hap të zakonshëm të CD Project RED për të mundësuar sa më shumë shërbime drejtpërdrejtë për lojërat online në portofolin e vet.
Ekzistojnë disa gjëra të panjohura dhe spekulime se si do të funksionojë opsioni multiplayer, ndërsa disa sugjerojnë se kjo mund të jetë një lojë krejtësisht e pavarur, shkruan KOHA Ditore.
Ka më shumë të ngjarë që Cyberpunk 2077 do ta ndjekë rrugën e GTA V dhe mënyrën me të cilën kjo lojë ka mbështetur modin multiplayer (multiplayer ishte në dispozicion si një addon falas dhe kërkonte lojën bazë).