Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Cooler Master prezanton shtëpizat Silencio S400 dhe S600

Cooler Master po e zgjeron linjën e vet të shtëpizave të qeta, nëpërmjet modeleve Silencio S400 dhe Silencio S600, të cilat karakterizohen nga teknologjia e avancuar dhe dizajni minimalist.

Karakteristikat kryesore të këtyre shtëpizave përfshijnë:

- Material për zvogëlimin e zhurmës – e minimizon zhurmën e prodhuar nga ventilatorët e parainstaluar, trafot dhe panelet e çelikut, dyert e përparme të çelikut, si dhe të gjitha slotet 2.5" dhe 3.5";

- Qelq të kalitur ose çelik për zvogëlimin e zhurmës – Shtëpizat Silencio janë në dispozicion në dy versione: qelqi njëpjesësh ose çeliku që e zvogëlon zhurmën;

- Mbulesën e menjanueshme e cila e zvogëlon zhurmën;

Edhe Momente që frymojnë rehati me Midea në Aztech. Reklama 10 muaj më parë Momente që frymojnë rehati me Midea në Aztech.

- Derën e përparme prej çelikut, e cila mund të hapet në dy drejtime, dhe të cilat e zvogëlojnë zhurmën;

Image

- Kutia fleksibile për HDD (vetëm tek modeli S400);

- Lexues i kartelave SD në panelin I/O;

- Lidhje për kufje;

- Ventilatorë Silencio - dy ventilatorë Silencio FP 120mm PWM, të cilët vijnë të parainstaluar;

- Përkrahje për kartelat grafike deri në 398mm (319mm për S400).

Edhe Zgjedhjet Smart që e bëjnë jetën më të lehtë – vetëm në Aztech! Reklama 11 muaj më parë Zgjedhjet Smart që e bëjnë jetën më të lehtë – vetëm në Aztech!

Kur bëhet fjalë për teknologjitë, shtëpizat Silencio kanë panele të jashtme me material i cili e zvogëlon zhurmën, dhe që janë testuar me ndihmën e Sorama Cam64. Cam64 e vizualizon zhurmën, vibrimet dhe rezonancën përmes mikrofonave të ndjeshëm ndaj presionit. Në këtë mënyrë ofrohet një pasqyrë më e mirë e dinamikës së zërit dhe efektit të zërit në kornizën dhe panelet e shtëpizave Silencio, shkruan KOHA Ditore.

Cooler Master Silencio S400 dhe S600 do të jenë në dispozicion në Evropë gjatë korrikut. Çmimet do të jenë 80 euro për Silencio S400 (90 euro për versionin me qelq të kalitur), ose 90 euro për Silencio S600 (100 euro për versionin me qelq të kalitur).