Me gjeneratën e vet të dhjetë të procesorëve desktop Core, Inteli po i përgatit edhe disa ndryshime të mëdha. Nëse informatat e fundit të rrjedhura janë të vërteta, Hyperthreading po arrin në linjën katërbërthamëshe të Intelit Core-i3, gjë që do t’i mundësojë procesorët katër-bërthamësh dhe tetë threade.
Kjo do të thotë që Core-i7 nga viti 2017 do të bëhet Core-i3 për vitin 2020. Kjo e paraqet një përmirësim 2x në numrin e bërthamave/threadeve për i3, gjë që tregon se deri ku ka shkuar industria në tre vitet e fundit.
Procesori Intel i3-10100 është shfaqur në bazën SiSoftware, dhe vjen me katër bërthama, tetë threade dhe një takt themelor të punës prej 3.6GHz.

Comet Lake do të jetë seria e ardhshme e Intelit e procesorëve 14nm, ndërsa thashethemet sugjerojnë se linja e plotë do të ketë Hyperthreading, ndërsa modeli më i fortë do të jetë procesori 10-bërthamësh i9, shkruan KOHA Ditore. Pritet që i5 do t’i ketë gjashtë bërthama dhe 12 threade, i7 do t’i ketë 8c/16t dhe modeli i9 do t’i ketë 10c/20t.
Procesorët desktop Intel Comet Lake priten në fillim të vitit 2020, ndërsa se a do të jenë të mjaftueshëm për ta parandaluar AMD-në që të fitojë më shumë përqindje të tregut të CPU-ve – kjo mbetet për t’u parë.