Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Colorful e krijon GPU-në e parë GTX 1660 Ti me një sllot

Kompania Colorful e ka përgjigjen në atë se sa fuqi grafike mund të vendoset në një video kartelë të ftohur me ajër me një sllot, përmes modelit të saj të modifikuar Nvidia GTX 1660 Ti.

Colorful e krijoi modelin e përmendur me një sllot, i cili karakterizohet nga memoria 12Gbps GDDR6, 1,536 bërthama CUDA dhe e ka një TDP prej 120W, raporton Overclock3D.

Nëse specifikimet e kartelës grafike janë të sakta, GPU-ja do të duhej ta ketë një takt themelor të punës prej 1500MHz dhe boost takt prej 1770MHz, ndërsa kartela grafike furnizohet me rrymë nëpërmjet një konektori 8-pinësh PCIe.

Kjo kartelë grafike GTX 1660 Ti ka dimensione prej 270 x 111 x 17 mm ndërsa GPU-ja ofron dalje DVI-D, HDMI dhe DisplayPort. Kartela është dizajnuar për të punuar në një temperaturë maksimale prej 89 gradësh, shkruan KOHA Ditore.

Colorful tashmë e ka lansuar kartelën grafike në tregun kinez, por tani për tani nuk ka plane për ta lansuar atë në nivel global.