Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

GeForce GTX 1660 nuk do të ketë video memorie GDDR6

Falë listingut të kompanisë MSI, u zbuluan detajet e kartelës së ardhshme grafike GeForce GTX 1660. GPU-ja e re Nvidia do të pozicionohet midis modelit të sapo-lansuar GTX 1660 Ti dhe GTX 1650 i cili po pritet, raporton TechPowerUp.

Kartela grafke e implementon dizajnin me 1408 bërthama CUDA, gjë që rezulton në një reduktim prej 9% në bërthamat computing në krahasim me GTX 1660 Ti, por kursimi më i madh vjen nga video memoria. GeForce GTX 1660 vjen me memorien GDDR5 6GB (8 Gbps), krahasuar me implementimin e GDDR6 të ofruar nga 1660 Ti, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pritet që shpejtësia referente e taktit punues tek kartela grafike GeForce GTX 1660 të jetë 1530/1785 MHz, ndërsa modelet e përshtatura mund të kenë boost deri në 1860MHz. Të gjitha kartelat grafike e kanë një konektor 8-pinësh. Kartelat grafike Nvidia GeForce GTX 1660 priten në mars, me një çmim prej 220 dollarësh.