Tech

Çmimi i Bitcoinit rritet mbi 50,000 dollarë, për herë të parë që nga maji

Bitcoini është rritur në mbi 50,000 dollarë, pasi monedha virtuale vazhdon të dalë nga një rënie disa mujore.

Është hera e parë që bitcoini ka arritur këtë moment historik që nga 15 maji.

Edhe kriptovalutat e tjera pësuan rritje. Ethereum u rrit më shumë se 3%, ndërsa dogecoin u rrit gati 2%.

Kriptomonedha po ngrihet gjithashtu pasi PayPal (PYPL) njoftoi se do t'i lejojë njerëzit të blejnë, mbajnë dhe shesin katër lloje kriptovalutash - bitcoinin, ethereumin, litecoinin dhe bitcoin cashin, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky njoftim shënon zgjerimin e parë ndërkombëtar të ofrimit të kriptovalutës jashtë Shteteve të Bashkuara, ku e nisi shërbimin në tetor të vitit të kaluar.

Bitcoin, i cili po lëvizte midis 30,000 dhe 40,000 dollarëve për shumë javë, filloi të dilte nga rënia e tij muajin e kaluar, kur gjigantët kryesorë të teknologjisë sinjalizuan - ose dukej se sinjalizuan - mbështetjen e tyre për monedhat dixhitale.