Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çmimet e DRAM në rënien më të madhe që nga viti 2011

Në hulumtimin e vet më të ri të tregut të DRAM, DRAM Exchange raporton se çmimet e memories janë në rënie për pothuajse 30 për qind gjatë këtij tremujori, gjë që paraqet rënien më të madhe tremujore të çmimit të DRAM-it që nga viti 2011, raporton Overclock3D.

Gjithashtu theksohet se pjesa më e madhe e kontratave të DRAM janë tani në baza mujore në vend se tremujore siç ishte rasti deri më tani, sepse klientët janë të vetëdijshëm për gjendjen aktuale të tregut. Kontratat tremujore kishin kuptim kur çmimet e DRAM ishin në rritje, por situata tani ka ndryshuar.

Të gjithë prodhuesit më të mëdhenj të DRAM tani kanë stoqe gjashtëjavore, gjë që paraqet një ndryshim të madh nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur prodhuesit arritën ta shesin menjëherë pothuajse çdo gjë që e kishin prodhuan. Me këtë inventar të shtuar, çmimet e DRAM janë në rënie, që do të rezultojë në çmime më të ulëta të DRAM për përdoruesit e fundit, shkruan KOHA Ditore.

Rënia e çmimeve pritet gjatë gjithë vitit 2019, përveç nëse kompanitë që e diktojnë tregun nuk shkaktojnë rritje të re të kërkesës dhe çmimeve.