Canon EOS 6D MK II është fotoaparati për të cilin kemi dëgjuar mjaft shumë, por ata që kanë pyetur se si do të duket pajisja tash kanë rastin që ta shohin.
Nokishita Camera ka sjellë fotografitë dhe specifikat e fotoaparatit. Duhet theksuar se nuk mund të verifikohet autenticiteti i fotografive dhe karakteristikave, kështu që duhet marrë me rezervë.
Specifikat e prezantuara sugjerojnë se Canon EOS 6D MK II do të ketë sensor 26.2MP, dual pixel CMOS AF, sistem AF, fotografim në kontinuitet deri në 6.5fps, ISO maksimal deri në 40.000, i cili mund të zgjerohet deri në 102.400, video-xhirim Full HD, 5-axis stabilizim i fotografisë, ekran LCD 3 inç, WiFi, Bluetooth, GPS. Pajisja peshon 765 gramë, transmeton kp.
Canon EOS 6D MK II pritet të dalë në treg më 29 qershor, kur edhe do të kemi konfirmimin e karakteristikave të kompletuara.
{gallery}
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6