Rreth dhjetë ditë më parë u shfaqën informacione që tregonin për ekzistencën e kamerës digjitale EOS M6 Mark II. Canoni tani e ka prezantuar zyrtarisht modelin më të ri në linjën e vetë të kamerave “mirrorless”.
Vendimi i kompanisë për ta lansuar EOS M6 Mark II është interesant për faktin se përpjekjet e mëparshme të kompanisë për lansimin e modeleve mirrorless nuk u pranuan shumë mirë. Kompania, në ndërkohë, e ka lansuar një linjë të re të kamerave mirrorless EOS R full-frame, e cila është pranuar shumë më mirë nga përdoruesit.
EOS M6 Mark II mund të jetë një alternativë më e lirë, pasi që pajisja vjen me një sensor 32.5MP CMOS APS-C dhe e përdorë procesorin DIGIC 8 për përpunimin e fotografisë, shkruan KOHA Ditore. Kamera gjithashtu do të mbështesë xhirime të videove në 4K deri në 30fps, ose videove 1080p @120fps. Ajo gjithashtu ofron mbështetje të integruar për Wi-Fi dhe Bluetooth.
Canon EOS M6 Mark II do të dalë në treg duke filluar nga shtatori, me një çmim prej 850 dollarëve (pa thjerrëza).

Përveç këtij modeli, është prezantuar edhe EOS 90D, që është model DSLR. EOS 90D e ka të njëjtin sensor si EOS M6 Mark II, dhe është i aftë për të njëjtat mundësi fotografimi dhe xhirimi të videove. Megjithatë, ky model mund të xhirojë 10fps në burst mode. Ofrohet edhe viewfinder optik, status displeji i plotë kryesor dhe sekondar. Për koneksion kamera e përdorë portin microUSB.
Canon EOS 90D gjithashtu do të jetë në dispozicion nga shtatori, me një çmim prej 1,349 dollarësh pa thjerrëz.