Canon ka prezantuar kamerën pa pasqyrë (mirrorless) EOS M200 nga segmenti i poshtëm, i cili paraqet pasardhësin e modelit të popullarizuar EOS M100 me disa karakteristika të reja interesante.
Pajisja e mban të njëjtin sensor 24.1-megapikselësh APS-C, por e ka një procesor të azhurnuar Digic 8. Kjo fuqi shtesë e procesorit i mundëson dy funksione të reja thelbësore: autofokusin Dual Pixel eye-detect dhe video 4K 24p, raporton Engadget.
M200 u është dedikuar përdoruesve të telefonave që duan t’i azhurnojnë aftësitë e tyre të fotografimit dhe xhirimit të videove. Kamera e ka të njëjtën shtëpizë si M100, me të njëjtin dizajn të butonave dhe ekran pop-up për selfie, shkruan KOHA Ditore. Kontrollet fizike janë minimale, kështu që konfigurimet e kamerës kontrollohen lehtësisht përmes ekranit flip-up me prekje.

Autofokusi Dual Pixel eye-detect do ta lehtësojë ndjeshëm përdorimin e kamerës për fillestarët. M200 tani mund të xhirojë video 4K @24p, por me kropim prej vetëm 1.6x. Kjo e kufizon në mënyrë të konsiderueshme vlerën e përdorshme të pajisjes si kamerë për vlogim.
Canon EOS M200 do të jetë në dispozicion nga tetori, me një çmim prej 549 dollarësh, dhe vjen me objektivin EF-M 15-45mm F4.5-6.3 IS STM.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Dalin pamjet e Range Rover 2026
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë