Canoni vjen në tregun e instant foto-kamerave me dy modele - IVI CLIQ+ dhe IVY CLIQ.
IVY Cliq+ e paraqet modelin e segmentit më të lartë, vjen me sensor prej 8 MP, i cili mund të shtypë në rezolucion prej 314 x 600 dpi dhe madhësi prej 2 x 3 dhe 2 x 2. Pajisja gjithashtu ka edhe blic unazë, timer, mbyllës të telekomanduar dhe pasqyrë për selfie, si dhe lidhje pa tel Bluetooth, raporton TechSpot.
Kamera më e lirë IVY CLIQ i kufizon fotot në rezolucion 5MP dhe mund të shtypë deri në 314 x 500 DPI në madhësi 2 x 3 dhe 2 x 2. Ky model gjithashtu nuk ka unazë blic (por ka blic standard), dhe gjithashtu i mungojnë timeri dhe mbyllësi i telekomanduar. Bluetooth nuk është në dispozicion.

Të dy foto-kamerat kanë slot MicroSD, viewfinder optik dhe bateri prej 700mAh, gjë që mundëson operim prej deri në 25 foto për mbushje. Secila prej foto-kamerave mund t’i mbajë 10 fletë të foto-letrës Zink. Asnjëra nga pajisjet nuk mund të regjistrojë video, shkruan KOHA Ditore.
Instant foto-kamerat Canon IVY Cliq dhe Cliq+ do të dalin në shitje nga prilli, me çmime prej 100 dhe 160 dollarësh, dhe do të jenë në dispozicion në variantin e verdhë, të kaltër apo të kuq.