Një burrë shtatzënë, shtrëngim duarsh multiracor dhe një fytyrë që nuk mund të durohet pa shikuar janë disa nga ‘emojis’ që do të pushtojnë pajisjet teknologjike në vitin e ardhshëm, sipas një draftliste të publikuar nga “Unicode Consortium”, që aprovon ikonat për përdorim.
Emotikonet e reja, të ilustruara nga “Emojipedia” për të festuar Ditën Ndërkombëtare të ‘Emojis’ të shtunën, janë përpjekje për të çuar përpara versionet neutrale për gjinitë të çdo ikone.
Versioni i ri i shtohet asaj që bëri bujë herën e fundit me “personin me mjekër” duke ua ofruar përdoruesve mundësinë e përzgjedhjen e gjinisë mashkullore ose femërore.
Lista e re përmban edhe emotikone që synojnë largimin e barrierave racore.
Ikonat e reja pritet që të hapen për komentim para aprovimit në fund të vitit, e nga ajo kohë varet nga kompanitë teknologjike nëse duan t’ua mundësojnë përdoruesve shfrytëzimin e tyre.
-
Messi flet për foton virale me Yamalin në duar
-
Foshnjat e modifikuara gjenetikisht afrohen drejt realitetit, por debati etik mbetet i hapur
-
Mozzik dhe Lotina do të bëhen prindër, zbulojnë gjininë e fëmijës
-
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni