Muajin e kaluar, developerët e programit WinRAR e publikuan një arnim i cili e rregulloi një problem serioz të sigurisë në aplikacion. WinRAR e kishte një bag i cili kishte qenë i pranishëm për 19 vjet, që nënkupton se ishte po aq i ekspozuar ndaj shfrytëzimit të hakerëve, ndërsa raporti më i ri i McAfee konfirmon se kjo edhe ka ndodhur, raporton UberGizmo.
Raporti i McAfee pohon se hakerët e përdorën bugun për ta shpërndarë softuerin malinj dhe malware. Lajmi i mirë është se nëse e keni arnuar tashmë softuerin në versionin e fundit, atëherë do të duhej të jeni të sigurt. Ata që nuk e kanë azhuruar softuerin janë në rrezik, veçanërisht nëse i shkarkojnë dhe i shpaketojnë fajlat WinRAR nga faqet dhe burimet e dyshimta, shkruan KOHA Ditore.
Sipas McAfee, ekzistojnë disa lloje të manipulimeve malinje të cilat kryhen nëpërmjet WinRAR-it. Gjatë javës së parë, që kur është vërejtur ekzistimi i lëshimit të sigurisë, mbi 100 malware unike janë identifikuar dhe shumica e tyre i targetojnë objektivat në Shtetet e Bashkuara.
-
Agjencia kibernetike e BE-së thotë se softueri i aeroporteve po mbahet peng nga kriminelët
-
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane
-
Barnat me kosto mbi 100 mijë euro me efekt të dobët kundër Alzheimerit