Ministria e Mbrojtjes e Britanisë i ka bërë thirrje të mërkurën kompanisë Youtube që të heqë videot nga platforma e saj në internet, të cilat kanë të bëjnë me një video-telefonatë mashtruese ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ben Wallace, për të cilën ata thanë se ishte kontrolluar nga shteti rus.
Wallace javën e kaluar ka urdhëruar një hetim, pasi një mashtrues që pretendonte se ishte kryeministri ukrainas, kontaktoi me të, raportoi Reuters të mërkurën.
Ai ka thënë se i dha fund telefonatës 10-minutëshe kur nisi të dyshonte për pyetjet mashtruese që po i bëheshin.
Disa klipe të videos janë shfaqur më pas në internet, duke treguar Wallacen duke folur nga karriget e pasme të një automjeti në lëvizje, ndërsa ai pyetet për një sërë çështjesh, duke përfshirë armët bërthamore dhe NATO-n.
“Ne po i bëjmë thirrje YouTubet të na ndihmojë të mbështesim Ukrainën duke hequr videot e krijuara nga shteti rus dhe të shpërndara në përpjekje për të shembur moralin e një populli që lufton për lirinë e tij”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një postim në Twitter të mërkurën.
-
Publikohet videoja kur sekretari britanik mashtrohet nga dikush që paraqitet si kryeministri ukrainas
-
Një person i dyshimtë e telefonon për Ukrainën sekretarin britanik të Mbrojtjes
-
Ish-kryeministri i Britanisë bie viktimë e “sozisë” së Poroshenkos
-
Pas deklaratës për Ukrainën, ministri britanik i Mbrojtjes largohet nga politika
-
Ministri britanik bën thirrje të mos nënvlerësohet Rusia