Britania e Madhe do të kërkojë të punojë me aleatët ndërkombëtarë për të zhvilluar furnizuesit alternative të Huawei për të ndërtuar rrjetin e saj 5G, tha sot ministrja britanike për Teknologji digjitale, Nicky Morgan.
“Ne jemi shumë të bindur se një furnizues tjetër i pajisjeve 5G është i nevojshëm për të siguruar qëndrueshmërinë e rrjetit tonë shumë të rëndësishëm 5G,” u tha Morgan gazetarëve në Londër, transmeton kp.
Javën e kaluar, Britania e Madhe miratoi përfshirjen e kufizuar për kompaninë kineze për ndërtimin e një rrjeti kombëtar celular 5G, duke kundërshtuar përpjekjet globale të Shteteve të Bashkuara për të përjashtuar gjigantin e teknologjisë kineze nga zhvillimi i telekomunikacionit i gjeneratës tjetër në Perëndim.
"Ne gjithashtu duhet të punojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë për të siguruar ose të kemi një shitës tjetër që bën biznes diku tjetër në Britaninë e Madhe ose të gjejmë potencialisht një kompani tjetër që mund të ofrojë këtë pajisje për të ndihmuar në sigurimin e sistemit tonë", tha Morgan.
-
Britania e shtyn para ndalimin e rrjetit 5G të Huaweit
-
Britania do ta lejojë kompaninë Huawei të ndërtojë rrjetin e saj 5G
-
Britania i lejon rol të kufizuar firmës Huawei në zhvillimin e rrjetit 5G
-
“Frika” nga Kina, BE-ja synon ndalimin e 5G-së në pajisjet e Huaweit
-
BT-ja e Ericssoni arrijnë marrëveshje për shpërndarje të 5G-së në Britaninë e Madhe