Florida, 19 janar – Gjiganti amerikan i aeronautikës, “Boeing”, prezantoi disa ditë më parë, me rastin e ekspozitës “AIAA SciTech Forum and Exposition”, konceptin e një avioni të ri spiun që mund të tejkalojë legjendarin “SR-71” të prodhuar nga konkurenti “Lockheed Martin”, njoftoi faqja e dedikuar për teknologjitë e reja “Hdblog.it”.
“Son of Blackbird”, është pseudonimi dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë me një shpejtësi pesë herë më të lartë se sa ajo e zërit, rreth 6 216 kilometra në orë (duke kaluar shpjetësinë Mak 5).
Ky projekt frymëzohet nga një avion eksperimental i prodhuar nga “Boeing”, modeli “X-43”, që aktualisht mban rekordin si avioni më i shpejtë në botë, duke arritur një shpejtësi prej 11 200 kilometrash në orë.
Për momentin mendohet që modeli përfundimtar do të shfaqet në fund të vitit 2020.
-
Pasuesi i avionit më të shpejtë në botë
-
Zbulohet avioni që mund të arrijë 6000 km/h shpejtësi
-
SHBA-ja e shqetësuar se Kina mund të përdorë dronë që fluturojnë tre herë më shpejt se zëri
-
Avioni supersonik i NASA-s po përfundon, do të fluturojë me shpejtësi 1728 km/h
-
SHBA ka gati avionin e parë supersonik privat