Avioni supersonik i NASA-s, një vepër e jashtëzakonshme teknologjike, është drejt përfundimit. Mjeti fantastik i cili do të kryejë udhëtime të shpejta ajrore, quhet X-59 Quiet SuperSonic Technology, pasi parashikohet të arrijë të fluturojë me një shpejtësi deri në 1728 km/h, por përsëri do të jetë tepër i qetë. Për krahasim, shpejtësia e zërit është 1234 km/h.
Në një video të shkurtër të postuar në YouTube, NASA tregon ecurinë e punës për ndërtimin e avionit, të cilin po e ndërton në bashkëpunim me kompaninë amerikane Lockheed Martin. I gjithë projekti po realizohet me fondet e NASA-s, plot 247 milionë dollarë, ndërsa avioni parashikohet të jetë gati për fluturimet testuese në vitin 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektuesit vlerësojnë se X-59 mund të ngrihet në një lartësi prej 16 kilometrash nga toka. Ai do të jetë 28,6 metra i gjatë, ndërsa krahët do të hapen në gjatësinë prej gati 9 metrash. \ a2news