Avioni SR-71 Blackbird i kompanisë Lockheed Martin, edhe pse u hoq nga qarkullimi për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes, vazhdon të jetë avioni më i shpejtë në botë, pasi ka fluturuar tri herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Madje, ditën e fundit në shërbim, pilotët bënë disa fluturime të fundit në të cilat vendosën katër rekorde të reja për sa i përket shpejtësisë.
Por kompania amerikane nuk do të ndalojë me aq. Ata kanë njoftuar se janë duke punuar për SR-72, avionin e radhës supersonik që mendohet se do të arrijë Mach 6, ose gjashtë herë më shpejt se zëri.
SR-71 u prezantua që në vitin 1966 si avion kundërzbulimi, pjesë e Luftës së Ftohtë. Kur lëshohej një predhë nga toka kundër tij, avionit i mjaftonte të fluturonte më shpejt se predha për t’iu shmangur.
Ka shërbyer nga vitet 1960 deri në vitin 1998, dhe u prodhuan 32 copë gjithsej. 12 humbën në aksidente, por asnjëri në dorë të armikut.
Në vitin 2014, NASA lidhi një kontratë me Lockheed Martin për të studiuar ndërtimin e SR-72. Studimet çuan në përfundimin se avioni i ri mund të kapë më shumë se Mak 6.
Edhe
India e kalon Kinën si superfuqia e tretë ajrore
Në vitin 2017, Lockheed Martin tha se avioni SR-72 do të paraqitej për publikun në vitet e para 2020.
{gallery}
-
Zvicra luan në stadiumin më të zhurmshëm në botë
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
“Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë
-
Astronautët e “Artemis II” thyejnë rekordin për udhëtimin më të largët nga Toka