Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Aeroplani i ndërtuar në fund të viteve ’50-a vazhdon të jetë më i shpejti në botë

Edhe pse u ndërtua dekada më parë, vazhdon ende të jetë aeroplani më i shpejtë në botë.

Avioni Lockheed SR-71, i krijuar në fshehtësi në fund të viteve, 1950, ishte në gjendje të fluturonte në lartësi ekstreme dhe të tejkalonte shpejtësinë e një rakete. Deri në ditët e sotme, ai mban rekordin për lartësinë më të lartë në fluturimin horizontal dhe shpejtësinë më të madhe për një aeroplan joraketor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u projektua të ishte pjesë e një familje avionësh spiunë për të hyrë në territorin e armikut, pa u qëlluar nga poshtë apo pa u zbuluar, në një kohë që nuk kishte satelitë dhe dronë.

Aeroplani fitoi nofkën Blackbird (Zogu i zi) çka e bëri aeroplanin të dukej ndryshe nga gjithçka e ndërtuar më parë, një model që nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i tij.

{gallery}