Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bisedat grupore në Google Duo tani për të gjithë

Google do që aplikacionin e vet Duo ta bëjë edhe më të dobishme dhe tani ka mundësuar videobisedat grupore për të gjithë shfrytëzuesit e Android dhe iOS, përcjell Engadget.
Mund të keni deri tetë persona në një bisedë në të njëjtin moment (që ende është një kufizim kundrejt 32 sa mundëson FaceTime dhe Skype që mundëson deri 50 persona në videobiseda). Bisedat grupore ishin mundësuar gradualisht në disa tregje të caktuara gjatë këtij muaji, ndërsa tani vijnë për të gjithë.
Ekziston edhe “data saving mode”, për rrjetet mobile dhe Wi-Fi në pajisjet Android në disa tregje, si Brazili, India, dhe të tjera. Google thekson që, kur ky mod është aktiv, shfrytëzuesi dhe personi që thirret mund të kursejnë në megabajtë të Internetit. Funksioni në muajt e ardhshëm do të arrijë edhe në tregjet e tjera, shkruan KOHA Ditore.
Tutje, Google mundëson që në Android (së shpejti edhe në iOS) të shtohen tekst, emotikonë dhe doodles në bisedat video dhe zanore.