Skype e ka zgjeruar kapacitetin e bisedave në grupe deri në 50 persona dhe e ka shtuar funksionin e njoftimeve për thirrje të tilla. Muajin e kaluar, Microsofti filloi testimin e funksionit ndërsa ai është në dispozicion për të gjithë tani, shkruan Engadget.
Mundësia e kryerjes së biseave të mëdha konferencë është deri diku një hap i pashmangshëm për shërbimin Skype, pasi që disa shërbime të tjera të video thirrjeve mund të kryenin thirrje në konferencë dukshëm më të mëdha sesa kufiri i mëparshëm i Skype prej 25 përdoruesve. Butonat për audio dhe video do të aktivizohen për grupet më të mëdha, kështu që përdoruesit do të mund t’i fikin lehtë mikrofonat ose web-kamerat e tyre, shkruan KOHA Ditore.
Përveç kësaj, njoftimet do t’i zëvendësojnë zilet si opsion i parazgjedhur për thirrjet në grup. Ende do të jetë e mundur të ftohen njerëzit individualisht ose komplet grupin (nëse në të janë më pak se 25 persona).
-
Microsofti teston thirrjet grupore në Skype për deri 50 persona
-
Skype njofton përditësimin e ri, komentuesit s’besojnë që ende ekziston platforma
-
WhatsAppi po merr përditësimet e shumëpritura
-
Përdoruesit e aplikacionit Skype në SHBA tani mund të thërrasin urgjencën nga kompjuterët
-
Grupet në Telegram tashmë mund të realizojnë videothirrje