Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bill Gates i quan kriptovalutat mashtrim

Foto: Reuters

Bill Gates ka deklaruar se tendencat për asete digjitale janë “100% të bazuara në teorinë e budallait më të madh”.

Themeluesi i Microsoftit ka thënë në konferencën “TechCrunch” të mërkurën, se ai preferon të bëjë investime sipas modës së vjetër, shkruan CNN-i.

"Unë jam mësuar me klasat e aseteve, si një fermë ku ka prodhim, ose si një kompani ku prodhohen produkte", tha ai.

Komentet e tij vijnë në kohën kur bitcoinit dhe kriptovalutave të tjera po u bie vazhdimisht vlera.

Bitcoini arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor të vitit 2021. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj, duke rënë nën 23.000 dollarë të martën. Sipas vlerësimeve, ajo ka humbur rreth 25% të vlerës së saj që nga e premtja.

Edhe Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi Botë 8 o. më parë Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

“Crypto Exchange Coinbase” njoftoi se po pushon nga puna 18% të punonjësve të saj pasi tregu i monedhës digjitale po vazhdon të bie.

Gates ka dyshuar edhe më parë në kriptovaluta. Në një intervistë të vitit 2021 për Bloomberg, Gates pati thënë se fakti që Elon Musk dhe Tesla investonin në bitcoin nënkuptonte diçka, por që kjo sipas tij, nuk do të thotë se investitorët mesatarë duhet të ndjekin atë rrugë.