Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bien aksionet e firmave aziatike të teknologjisë pas masave kufizuese të SHBA-së

Aksionet e prodhuesve kryesorë aziatikë të çipave kompjuterikë shënuan rënie, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen masa të ashpra kufizuese ndaj teknologjisë kineze.

BBC-ja raportoi të martën, se SHBA-ja bëri të ditur se do të ndalohen edhe firmat amerikane të shesin çipa të caktuar, për kompjuterë dhe për inteligjencë artificiale, që janë blerë nga firmat kineze.

Masat amerikane, që u vendosën të premten (7 tetor), luajtën rol të menjëhershëm, pasi ra numri i blerjeve nga kompanitë e Kinës.

Të martën, aksionet e prodhuesit të çipave tajvanez, TSMC, shënuan rënie 8 për qind, derisa kompania Tokyo Electron në Japoni ra për 5.6 për qind.

Masat e vendosura, sipas Washingtonit, synojnë t’i frenojnë përparimet ushtarake dhe teknologjike kineze.