Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prodhuesit amerikanë të çipave goditen nga rregullat e reja për eksportin në Kinë

Aksionet e prodhuesve kryesorë të çipave, Nvidia dhe AMD, kanë rënë mes shqetësimeve për kufizimet e reja të SHBA-së për shitjen e çipave të inteligjencës artificiale në Kinë.

Nvidia tha se qeveria amerikane kërkon një licencë të re, e cila hyn në fuqi menjëherë, për të trajtuar rrezikun e çipave që "përdoren, ose devijohen në një përdorim ushtarak... në Kinë dhe Rusi”.

Ekziston frika se rregulli mund të çojë në miliona dollarë humbje, raportoi BBC.

Aksionet e Nvidia ranë me 6.6% ndërsa ajo e AMD ra me 3.7%.

Kufizimet e reja janë një "goditje për Nvidian", tha Dan Ives nga Wedbush Securities.

Edhe Bien aksionet e firmave aziatike të teknologjisë pas masave kufizuese të SHBA-së Tech Bien aksionet e firmave aziatike të teknologjisë pas masave kufizuese të SHBA-së

Nvidia tha se rreth 400 milionë dollarë shitje në Kinë mund të jenë në rrezik nëse konsumatorët nuk duan të marrin produktet alternative të kompanisë ose nëse qeveria amerikane nuk jep licencat.

Kurse, AMD-ja tha se rregullat e reja do të ndalojnë dërgesat e disa çipave në Kinë, por nuk pritet që të ketë ndikim material në biznes.