Si Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për minuta të tëra duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.
Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Dhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte, transmeton tch.
Nuk është e qartë nëse dy ndërprerjet ishin të lidhura, edhe pse ato janë të dyja pjesë e rrjetit të gjerë të kompanive të Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve