Në projektligjin e ri, Komisioni Evropian fokusohet në mundësinë e futjes së një detyrimi për prodhuesit e telefonave dhe kompjuterëve tabletë për t'i bërë pajisjet e tyre më të qëndrueshme dhe më të lehta për t'u riparuar, shkruan Bloomberg.
Qëllimi i këtij ligji të propozuar është kufizimi i mbetjeve elektronike dhe Komisioni Evropian pretendon se do të çojë në një reduktim të mbetjeve të karbonit të barabartë me 5 milionë vetura në rrugë.
Projektligji fokusohet në bateritë dhe pjesët e këmbimit dhe prodhuesit do të detyrohen të ofrojnë të paktën 15 komponentë kryesorë për secilën pajisje pesë vjet pas prezantimit. Këto pjesë do të përfshijnë bateritë, ekranet, karikuesit, panelet e pasme dhe foletë e memories dhe kartave SIM.
Për më tepër, një nga qëllimet e ligjit të propozuar është që prodhuesit të sigurojnë që bateritë të kenë kapacitet 80 për qind pas një mijë ciklesh karikimi ose të sigurojnë disponueshmërinë e baterive për një periudhë prej pesë vjetësh. Përmirësimet e softuerit nuk duhet të kenë një ndikim negativ në jetëgjatësinë e baterisë.
ECOS (Koalicioni Mjedisor për Standarde) tha se projektligji është i arsyeshëm dhe inkurajues, por se duhet të shkohet më tej. Ky organ beson se klientëve duhet t'u garantohet zëvendësimi i baterive në një cikël pesëvjeçar dhe se bateria do të zgjasë të paktën një mijë cikle të plota karikimi. Gjithashtu, klientët duhet të jenë në gjendje të riparojnë pajisjet e tyre pa kërkuar ndihmë profesionale.
-
BE-ja mund të dështojë në kalimin në veturat elektrike nga viti 2035
-
Parlamenti Evropian miraton vetëm një lloj mbushësi për telefona, goditet Apple
-
BE-ja vendos që të përdoret një mbushës baterie për të gjithë telefonat
-
A mund të mbajë rrjeti evropian 100 milionë vetura elektrike?
-
Kërkohet që telefonat e mençur të mos shiten bashkë me karikuesin