Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

A mund të mbajë rrjeti evropian 100 milionë vetura elektrike?

Siç qëndrojnë gjërat tani, veturat elektrike duhet të dominojnë trafikun rrugor evropian në dhjetë vjet. Pavarësisht kush është dakord me këtë politikë, Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të qarta dhe prodhuesit e veturave po përshtaten dhe po i kthehen lëvizshmërisë elektrike.

Miliona veturave do të duhet të ngarkohen me energji elektrike në të ardhmen, ndaj shtrohet pyetja nëse rrjeti elektrik mund të përballojë një presion të tillë?

Sipas një studimi nga shoqata e energjisë Eurelectric dhe firma konsulente EY, rrjeti elektrik evropian mund të trajtojë më shumë se 100 milionë vetura elektrike.

Megjithatë duhen përgatitje. Ekspertët presin rreth 135 milionë automjete elektrike në rrugë deri në vitin 2035, që është rreth 132 milionë më shumë se sot. Deri atëherë, në rrjet do të duhet të lidhen 65 milionë karikues, nga të cilët 85% në familje private.

Edhe me një pjesë prej 50 për qind të makinave elektrike, karikimi i pakontrolluar mund të mbingarkojë rrjetet lokale të energjisë, kjo është arsyeja pse, sipas ekspertëve, është i nevojshëm kontrolli inteligjent i procesit të karikimit.

Rekomandohet digjitalizimi i rrjetit elektrik për të parashikuar dhe optimizuar sjelljen e klientëve dhe për të reduktuar ngarkesën në rrjet.

Edhe BE-ja do të jetë lidere botërore për automjete elektrike nga viti 2030 Auto BE-ja do të jetë lidere botërore për automjete elektrike nga viti 2030

Ngarkuesit inteligjentë dhe sistemet e ruajtjes urbane (bateritë me kapacitet të lartë) nevojiten gjithashtu për të zbutur kërkesën e lartë në afat të shkurtër.

Ky studim tregon gjithashtu se Evropa ka nevojë për një politikë të re energjetike. Mbështetja vetëm në burimet e rinovueshme të energjisë nuk do të jetë e mjaftueshme për të kënaqur të gjitha orekset.